Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fitorja e protestës, turpi i intelektualëve

Asllani mund të rikthehet në Serinë A, Cagliari e sheh si zëvendësues të Gaetanos

Asllani mund të rikthehet në Serinë A, Cagliari e sheh si zëvendësues të Gaetanos

20:00, 22/06/2026

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani mund të jetë protagonist i merkatos së verës në Itali, pasi emri i tij po lidhet me një transferim të mundshëm te Cagliari.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, Cagliari po përgatitet për një lëvizje në mesfushë në rast se Gianluca Gaetano largohet drejt Atalantëa. Klubi bergamask po intensifikon kontaktet për transferimin e Gaetanos dhe palët thuhet se janë afruar ndjeshëm në negociata gjatë ditëve të fundit.

Një largim i mundshëm i ish-lojtarit të Napolit do ta detyronte Cagliarin të kërkonte një organizator të ri loje në mesfushë. Pikërisht në këtë pikë hyn në skenë Asllani, i cili pritet të rikthehet tek Interi pas aventurave të fundit larg zikaltërve.

Mesfushori shqiptar e nisi sezonin në huazim te Torino, ndërsa në pjesën e dytë të edicionit u transferua te Beşiktaşi. Megjithatë, klubi turk vendosi të mos aktivizojë opsionin e blerjes përfundimtare, duke bërë që Asllani të rikthehet në Milano.

Sipas portalit “Calcio Casteddu”, Cagliari po monitoron me interes situatën e 24-vjeçarit dhe mund të tentojë ta afrojë nëse Interi pranon një tjetër formulë huazimi, ndoshta me të drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Pengesë mbetet aspekti ekonomik i operacionit, por emri i Kristjan Asllanit konsiderohet një nga alternativat më serioze për mesfushën e Cagliarit në rast se Gaetano transferohet te Atalanta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco