Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Giovanni Malagò zgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Giovanni Malagò zgjidhet president i Federatës Italiane të Futbollit

16:45, 22/06/2026

Futbolli italian ka një drejtues të ri. Giovanni Malagò është zgjedhur president i ri i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), duke marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit në Itali.

Ish-presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Italian dhe i organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 triumfoi në zgjedhje me 68.58 për qind të votave, ose 343.084 vota, duke mposhtur rivalin e tij Giancarlo Abete, i cili mori 29.17 për qind të votave, përkatësisht 145.936.

Malagò merr drejtimin e futbollit italian pas largimit të Gabriele Gravina-s, i cili dha dorëheqjen pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Botërorin 2026. Mungesa e të kaltërve në turneun më të rëndësishëm të futbollit botëror solli ndryshime të mëdha në strukturat drejtuese të federatës.

Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, presidenti i ri iu drejtua delegatëve të Asamblesë me një mesazh bashkimi dhe përgjegjësie.

“Ndjenja e përgjegjësisë që po përjetoj është shumë e thellë dhe emocionuese. I vetëm nuk mund të bëj asgjë, por së bashku me ju mund të bëj gjithçka”, deklaroi Malagò në fjalimin e tij të parë si kreu i FIGC-së.

Zgjedhja e tij shënon fillimin e një epoke të re për futbollin italian, i cili synon të rikthehet në nivelet më të larta ndërkombëtare pas zhgënjimit të madh që solli mungesa në Kupën e Botës 2026. Sfida kryesore e Malagò-së do të jetë rindërtimi i projektit sportiv dhe rikthimi i kombëtares italiane mes protagonistëve të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco