VIDEO/ Ndeshje historike në “Parc des Princes”, PSG mposht 5-4 Bayernin mes emocioneve dhe spektaklit

VIDEO/ Ndeshje historike në “Parc des Princes”, PSG mposht 5-4 Bayernin mes emocioneve dhe spektaklit

22:25, 28/04/2026

Mbrëmje e paharrueshme futbolli në Paris, ku skuadra vendase, PSG, kampione në fuqi e Championsit, mposhti me përmbysje 5-4 Bayernin në një ndeshje madhështore, tashmë pjesë e historisë së futbollit. Asnjëherë më parë në historinë e Championsit nuk ishin shënuar 5 gola në pjesën e parë të një ndeshjeje gjysmëfinale. PSG e thelloi rezultatin deri në 5-2, por bavarezët u kthyen në lojë, duke iu afruar shumë barazimit. Gjithsesi, përtej spektaklit, gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen e kthimit, në “Allianz Arena”.

Golat

Ritëm i shfrenuar në përballjen mes PSG-së dhe Bayernit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit.

Takimi nisi me ritëm të lartë, ku të dyja skuadrat kërkuan menjëherë golin. Në minutën e 17-të, bavarezët kaluan në avantazh falë Harry Kane, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur portierin Safonov.

 


PSG 0 - [1] Bayern Munich - Harry Kane penalty 17'
by
u/ayoefico in
soccer

 

PSG reagoi shpejt dhe krijoi disa raste të mira. Ousmane Dembélé ishte shumë pranë golit në minutën e 23-të, por gaboi në finalizim nga një pozicion i favorshëm. Ndërkohë, në anën tjetër, Michael Olise testoi portierin me një goditje të rrezikshme, por pa sukses.

 


Ousmane Dembele chance against Bayern Munich 23'
by
u/ayoefico in
soccer

 

Barazimi erdhi në minutën e 25-të me një supergol nga Khvicha Kvaratskhelia, i cili finalizoi në mënyrë të bukur për 1-1, duke rikthyer ekuilibrin në rezultat.

Goli i Kvaraskhelias

Një fillim i zjarrtë që premton një përballje të hapur dhe plot emocione deri në fund.

Vijon spektakli në 'Parc des Princes', Joao Neves realizon me kokë golin e dytë për PSG-në. 

Goli i Neves

Nuk ndalet spektakli në këtë përballje gjigantësh: Olise barazon 2-2 me një goditje të fuqishme brenda zonës. 

Goli i Olise

Në fundin e pjesës së parë, PSG fiton një 11-metërsh pas ndërhyjes së sistemit VAR, godet Dembele, 3-2. 

Goli 3-2 nga Dembele

Janë të papërmbajtshë vendeasit, që me fillimin e pjesës së dytë realizojnë dy gola të tjerë me Kvaraskhelian dhe Dembelenë

Goli i 4-2 nga Kvaraskhelia.

Goli i 5-2 nga Dembele

Nuk dorëzohet Bayerni, shënon golin e tretëme Upamecanon, 5-3. 

Goli i Upamecanos

E pabesueshme! Luiz Diaz realizon golin e katërt në minutën e 68-të, gol që u konfirmua nga sistemi VAR. 

Goli i 5-4 i shënuar nga Luis Diaz

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco