Përplasja Neymar – Thiago Mendes: ‘Një idiot’ dhe përgjigjja e ish-lojtarit të Lyonit

Përplasja Neymar – Thiago Mendes: ‘Një idiot’ dhe përgjigjja e ish-lojtarit të Lyonit

11:09, 27/02/2026

Tifozët e Santosin përjetuan një mbrëmje me emocione të forta kur ‘ylli’ i skuadrës, Neymar, riktheu formën e tij pas një operacioni që e mbajti jashtë fushave për disa javë në fillim të 2026. Në ndeshjen e fundit të kampionatit ‘Brasileiro’, Série A, ku Santosi ishte në vend të fundit me vetëm një pikë në tri javë, Neymar shënoi dy gola për të rikthyer shpresën te ekipi.

Goli i parë, në minutën e 25-të, erdhi me një goditje të saktë me të djathtën dhe Neymar e festoi duke ia dedikuar golin Vinícius Júnior-it, me një vallëzim pranë flamurit të këndit. Por atmosfera u tensionua kur Neymar u përfshi në një përplasje me Thiago Mendes, ish-lojtar i Lyonit, i cili ishte përgjegjës për një dëmtim të rëndë që Neymar kishte pësuar në vitin 2020 kur luante te PSG. Pas golit, Mendes tentoi një ndërhyrje të ashpër, ndërsa Neymar reagoi dhe të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.

Në fund të pjesës së parë, Neymar nuk u përmbajt:

“Ai gjithmonë kërkon të tregojë forcën. Me gjithë respektin që kam, është një idiot. Më ka bërë dëm te PSG-ja dhe sot duket se donte ta bënte përsëri. Do të shohim nëse do të ketë guximin.”

Në pjesën e dytë, Neymar shënoi golin e dytë në minutën e 61-të, duke vulosur fitoren e Santosit. Mendes u përgjigj menjëherë duke mbrojtur qëndrimin e tij:

“Unë kërkoja vetëm pak respekt. Gjatë festës së tij ai u kërkoi tifozëve tanë të heshtnin dhe nuk tregoi respekt. Sot gjithçka kishte të bënte vetëm me Neymar; arbitri mendonte vetëm për të, jo për ne.”

Kjo përplasje ndërmjet Neymar-it dhe Thiago Mendes-it ka ndezur diskutime të shumta në Brazil dhe tek tifozët e dy skuadrave, duke rikthyer kujtimet e incidentit të vitit 2020 dhe tensionet në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco