Champions League/ Ora 12:00, shorti i 1/8-ave, ja cilat mund të jenë finalet e parakohshme

Champions League/ Ora 12:00, shorti i 1/8-ave, ja cilat mund të jenë finalet e parakohshme

10:01, 27/02/2026

Këtë të premte, më 27 shkurt 2026, në orën 12:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet i raundit të 1/8 të Champions League, ku do të jetë e thuajse e pamundur të shmangen përplasjet e mëdha apo, siç thuhet, finalet e parakohshme. Barcelona rrezikon të përballet me PSG, Real Madridi me Manchester City-n dhe Liverpooli me Atleticon e Madridit.

Çfarë tregon tabela e 1/8-ave

  • PSG vs Barcelona ose Chelsea
  • Galatasaray vs Liverpool ose Tottenham
  • Real Madrid vs Sporting Lisbon ose Manchester City
  • Atalanta vs Arsenal ose Bayern München
  • Newcastle vs Chelsea ose Barcelona
  • Atlético Madrid vs Tottenham ose Liverpool
  • Bodø/Glimt vs Manchester City ose Sporting Lisbon
  • Bayer Leverkusen vs Bayern München ose Arsenal

Si funksionon shorti

Ekipet vendosen në katër çifte sipas renditjes në fund të fazës së ligës, duke formuar çiftet e grumbulluara (seeded): 1–2, 3–4, 5–6, 7–8. Çdo çift i grumbulluar do të përballet me fituesit e play-off-it, të vendosur sipas shortit të fazës së eliminimi.

Katër vazo përgatiten për short, ku secila përmban çiftet e ekipeve të grumbulluara sipas renditjes. Fillimisht nxirren ekipet e renditura 7/8 dhe përfundon me çiftet 1/2. Ekipi i parë i nxjerrë nga ena vendoset në anën argjend të tabelës, ndërsa partneri i tij në anën jeshile. Procedura përsëritet për të gjitha çiftet e mbetura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco