Goli i kualifikimit historik të Atalantës, Samarxhiç ia kalon edhe Kristiano Ronaldos me rekordin e ri

Goli i kualifikimit historik të Atalantës, Samarxhiç ia kalon edhe Kristiano Ronaldos me rekordin e ri

22:36, 25/02/2026

Atalanta ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve me një kualifikim historik përballë Borusia Dortmund pasi fitoi me shifrat 4-1 duke përmbysur humbjen 2-0 të ndeshjes së parë.

Një fitore që erdhi me një fund dramatik, falë një penalltie të ekzekutuar nga Lazar Samarxhiç, i cili hyri në librin e rekordeve të Ligës së Kampioneve.

Goli i tij i shënuar në minutën e 97 e 55 sekonda, rezulton të jetë më i vonshmi që ka siguruar kalimin në një fazë me eliminim direkt në historinë e turneut, duke kaluar atë të Kristiano Ronaldos.

Ky i fundit kishte shënuar po me penallti pas 96 minutash e 55 sekondash me fanellën e Real Madrid për të eliminuar Juventusin në prillin e vitit 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco