Legjenda portugeze Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori.
Sulmuesi realizoi golin e 965-të në karrierën e tij, duke kaluar në avantazh Al Nassr ndaj Al Najma në ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit arab.
Ronaldo tundit rrjetën që në minutën e 7-të, duke goditur saktë penalltinë.
🚩 Live: Al-Najma 0-1 Al-Nassr
— Football Xpert (@footballxpert) February 25, 2026
⚽️ Goal: C. Ronaldo (pen.) (7') pic.twitter.com/IFfulqxSPJ
Një tjetër moment historik për 39-vjeçarin, i cili vazhdon të thyejë rekorde dhe të rrisë shifrat mbresëlënëse të karrierës së tij.
Me këtë realizim, ylli portugez i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës magjike të 1000 golave, një objektiv që tashmë nuk duket më i pamundur për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: