VIDEO/ Protesta e çmendur e tifozëve tëTorinos, derdhin një kamion me jashtëqitje para derës së klubit

VIDEO/ Protesta e çmendur e tifozëve tëTorinos, derdhin një kamion me jashtëqitje para derës së klubit

21:19, 25/02/2026

Mungesa e rezultateve te Torino në këtë sezon ka bërë që tifozët e kësaj skuadër të fillojnë të kërkojnë largimin e presidentit Urbano Kairo, për të cilin mendojnë se nuk po bën investimet e duhura për ekipin.

Protesta ka qenë e vazhdueshme në stadium e së fundmi ka marrë një kthesë dramatike me ngjarjen e pazakontë që është regjistruar në natën e të martës.

Një grup tifozësh ka shkuar para dyerve të klubit të Torinos, ka shpalosur një parullë në dyert e klubit, ku shkruhej “M** si Kairo” dhe pastaj ka derdhur aty para një kamion me jashtëqitje.

Pas kësaj ngjarje, policia italiane ka nisur hetimet për të zbuluar se cilët janë tifozët që kanë ndërmarrë këtë veprim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco