Kalvar i pafund dhimbjesh, Lindsey Vonn kryen operacionin e pestë

Kalvar i pafund dhimbjesh, Lindsey Vonn kryen operacionin e pestë

17:34, 20/02/2026

Skiatorja legjendare amerikane, Lindsey Vonn, ka njoftuar se ka përfunduar operacionin e saj të pestë pas rrëzimit të rëndë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Në një postim në rrjetin social X, Vonn shkruan:

"Vetëm një përditësim i shkurtër… operacioni im i fundit shkoi mirë. Zgjati pak më shumë se gjashtë orë. Po rikuperohem pas ndërhyrjes, por dhimbja është e vështirë për t’u përballuar. Po bëj përparime të ngadalta, por shpresoj të dal sa më shpejt nga spitali. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen."

Ky është operacioni i pestë që Vonn i nënshtrohet pas dëmtimit të rëndë që pësoi në garat olimpike, duke shfaqur sfidat dhe sakrificat që sportistët e nivelit të lartë përballojnë për t’u rikthyer në sport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco