Alcaraz jep lajmin e keq: Me zemër të thyer ju them se nuk marr pjesë në...

Alcaraz jep lajmin e keq: Me zemër të thyer ju them se nuk marr pjesë në...

15:46, 18/11/2025

Carlos Alcaraz është detyruar të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kupën Davis, pas dëmtimit që pësoi në finalen e ATP Finals ndaj Jannik Sinner. Tenisti spanjoll, i cili u ndal nga një edemë në bicepsin femoral të djathtë, e bëri njoftimin me një mesazh të ndjerë për tifozët dhe vendin e tij.

“Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të mund të luaj për Spanjën në Kupën Davis në Bolonjë… Kam një edemë në bicepsin femoral të djathtë dhe mjeku më ka këshilluar të mos garoj. Kam thënë gjithmonë se të luash për Spanjën është gjëja më e bukur që ekziston dhe mezi prisja të ndihmoja skuadrën. Po kthehem në shtëpi me zemër të rënduar”, tha Alcaraz, i zhgënjyer që nuk do të jetë në fushë për ekipin e tij kombëtar.

Dëmtimi erdhi pas finales së ATP Finals, ku Alcaraz u mposht nga Jannik Sinner në Torino, gjatë një ndeshjeje tepër të fortë fizikisht.

Ndërkohë, Spanja do të përballet të enjten në çerekfinale me Republikën Çeke. Skuadra që do të kalojë më tej do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e duelit Argjentinë–Gjermani.

Në pjesën tjetër të shortit, Italia, pa Jannik Sinner dhe Lorenzo Musetti-n, do të luajë nesër në orën 16:00 ndaj Austrisë. Nëse italianët do të kualifikohen, do të përballen të premten në gjysmëfinale me fituesen e sfidës Francë–Belgjikë.

Mungesa e Alcaraz është një goditje e madhe për Spanjën, e cila do të duhet të luftojë për Kupën Davis pa yllin e saj kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco