Dalic: Italia në playoff? Nuk e kuptoj ç’po ndodh me një vend me nivel të kaq të lartë futbolli

Dalic: Italia në playoff? Nuk e kuptoj ç’po ndodh me një vend me nivel të kaq të lartë futbolli

13:18, 18/11/2025

Trajneri i përfaqësueses së Kroacisë, Zlatko Dalic, ka komentuar fitoren 3-2 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2026, duke theksuar rëndësinë e këtij triumfi.

“E arritëm qëllimin tonë, ishte një ndeshje shumë e vështirë. Pas rikuperimit të rezultatit, treguam karakter dhe mentalitet, por njëkohësisht bëmë edhe shumë gabime. Duhet të jemi të kënaqur për kualifikimin më të mirë në historinë tonë, e merituam Botërorin dhe duhet të përpiqemi të shkruajmë historinë përsëri,” deklaroi Dalic për SportMediaset.

Trajneri kroat u ndal edhe tek situata e Italisë: “Nuk e di, është vërtet e çuditshme që Italia nuk kualifikohet për dy Botërorë radhazi dhe më pas fiton Europianin. Tani ata do të duhet të luajnë në playoff dhe do të jetë e vështirë. Nuk e kuptoj se çfarë ndodh me një vend me kaq shumë njerëz dhe me kaq nivel të lartë futbolli që nuk mund të kalojë fazën e grupeve, por sigurisht që nuk e prisja. Mbaj mend atë që ndodhi në Europian, u uroj më të mirën dhe shpresoj të shoh Azzurrët në Botëror pas dy mungesave radhazi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco