Laporta komenton takimin Xavi–Font: Nuk u habita fare, është i lirë të bëjë çfarë të dojë

Laporta komenton takimin Xavi–Font: Nuk u habita fare, është i lirë të bëjë çfarë të dojë

13:16, 18/11/2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar pas takimit të ish-trajnerit Xavi Hernandez me kandidatin presidencial, Victor Font, gjatë një prezantimi të mbajtur të hënën, ku Font bëri zyrtare kandidaturën e tij për zgjedhjet e vitit 2026.

Laporta u shpreh se prania e Xavit në aktivitet nuk përbënte asnjë surprizë për të:

“Nuk u habita që Xavi ishte aty. Ai është plotësisht i lirë të bëjë çfarë të dëshiron. Nuk më çudit, sepse ai ka pasur një marrëdhënie të hershme me Victor Font,” deklaroi presidenti ‘blaugrana’.

Victor Font kishte kandiduar edhe në zgjedhjet e vitit 2021, ku humbi ndaj Laportës. Në atë kohë, Xavi ishte kandidati i tij kryesor për stolin e Barcelonës, por Laporta vendosi t’i besonte Ronald Koeman-it.

Marrëdhënia mes Laportës dhe Xavit nuk ka qenë e qetë vitin e fundit, sidomos pas largimit të papritur të ish-mesfushorit nga posti i trajnerit të ekipit të parë sezonin e kaluar.

Edhe pse Xavi nuk ka dhënë ende sinjale për t’u përfshirë në politikën e klubit, prania e tij në aktivitetin e Font ka rindezur diskutimet rreth rolit të tij të ardhshëm te Barcelona, e cila aktualisht drejtohet nga Hansi Flick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco