Partizani ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me sulmuesin kolumbian, Diego Contreras, një nga talentet më premtues të skuadrës së kuqe. Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur një marrëveshje të re katërvjeçare, e cila e mban atë te Partizani deri në vitin 2029, me opsion për të shtuar edhe një tjetër sezon.
Në njoftimin e klubit theksohet kënaqësia për arritjen e marrëveshjes me lojtarin, i cili ka treguar potencial dhe intensitet të lartë në paraqitjet e tij. Kontrata e re konfirmon besimin e Partizanit te aftësitë e Contreras dhe vizionin e klubit për të ndërtuar një skuadër afatgjatë me lojtarë të rinj dhe cilësorë.
Ky rinovim shihet si një hap i rëndësishëm në projektin e të kuqve, që synojnë stabilitet, vazhdimësi dhe rritje të mëtejshme në repartin ofensiv për sezonet që vijnë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: