Arsenal është gati të dëgjojë oferta për Gabriel Martinellin dhe Ben White në merkaton e janarit, teksa klubi kërkon të ruajë ekuilibrin e skuadrës dhe financave pas shpenzimeve të mëdha të verës. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Daily Mail’.
Martinelli mund të largohet nëse vjen oferta e duhur
E ardhmja e Gabriel Martinellit është vënë në dyshim, sidomos nëse nga Arabia Saudite mbërrin një ofertë e rëndësishme, një treg që e ka ndjekur prej kohësh sulmuesin brazilian. 24-vjeçari ka humbur terren në renditjen e skuadrës pas ardhjes së Noni Madueke dhe formës shumë të mirë të Leandro Trossard. Duke pasur parasysh shpenzimet e konsiderueshme të verës, drejtuesit e Arsenalit po shohin edhe mundësinë për të gjeneruar të ardhura nga ndonjë lojtar i formacionit titullar.
Ben White, situatë për t’u monitoruar
Edhe situata e Ben White po analizohet. Edhe pse mbrojtësi vlerësohet shumë brenda klubit, ai ka luajtur vetëm një ndeshje titullar në Premier League këtë sezon, për shkak të konkurrencës së madhe në krahët e mbrojtjes. Arsenal është i gatshëm të dëgjojë oferta, por pritshmëria mbetet që White të vazhdojë të qëndrojë në Londër, me bisedime më të thelluara për të ardhmen që priten në verë. Kontrata e tij me klubin skadon në vitin 2028.
Arsenali duket se po përgatitet për një merkato të rëndësishme janari, me lëvizje që synojnë përmirësimin e skuadrës, por edhe menaxhimin e qëndrueshëm financiar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: