Manchester United përgatit listën e blerjeve për qershorin: tre emra në shënjestrën e Amorim

Manchester United përgatit listën e blerjeve për qershorin: tre emra në shënjestrën e Amorim

11:52, 18/11/2025

Manchester United po punon në dy fronte: janarin dhe verën. Ndërsa drejtuesit e klubit synojnë t’i japin menjëherë përforcime Ruben Amorimit për pjesën e dytë të sezonit, paralelisht po përgatitet edhe strategjia për merkaton e verës, për të mbuluar largimet e mundshme dhe boshllëqet që do të krijohen nga kontratat që skadojnë.

Një nga çështjet më të rëndësishme lidhet me të ardhmen e Casemiros. Mesfushori brazilian, ish-lojtar i Real Madridit, ka kontratë deri në qershor 2026 dhe nuk pritet ta rinovojë, ndaj klubi ka filluar të mendojë për pasuesit e tij.

Tre objektivat për mesfushën

Sipas raportimeve të ESPN, Manchester United ka identifikuar tre profile kryesore për verën e ardhshme: Adam Wharton (Crystal Palace), Carlos Baleba (Brighton), Angelo Stiller (Stuttgart). Këta lojtarë shihen si alternativa afatgjata për të forcuar qendrën e mesfushës dhe për të zëvendësuar Casemiron.

Prioriteti i janarit: Joao Gomes

Ndryshe nga objektivat verore, për merkaton e janarit drejtuesit e United po punojnë për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Joao Gomes, mesfushor i Wolverhampton-it. Futbollisti brazilian raportohet se ka dhënë pëlqimin për kalimin në ‘Old Trafford’, ndërsa operacioni pritet të kushtojë rreth 44 milionë paundë.

Manchester United duket gati për një revolucion në mesfushë, me Amorimin që kërkon lojtarë të rinj, energjikë dhe të përshtatur me stilin e tij të lojës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco