Gjermania dhe Holanda sigurojnë Botërorin: 34 të kualifikuarat dhe situata e playoff-it deri tani

Gjermania dhe Holanda sigurojnë Botërorin: 34 të kualifikuarat dhe situata e playoff-it deri tani

09:18, 18/11/2025

Gjermania dhe Holanda kanë plotësuar misionin e tyre drejt Botërorit 2026, duke siguruar matematikisht pjesëmarrjen pas fitoreve bindëse në ndeshjet respektive. ‘Mannschaft’, që mungoi vetëm në edicionin e parë të vitit 1930, shkatërroi 6-0 Slovakinë në takimin direkt, ndërsa Holanda kaloi lehtësisht Lituaninë dhe vulosi praninë e saj të 12-të në një Kampionat Botëror.

Botërori 2026: Tashmë 34 kombëtare të kualifikuara

Me ndeshjet e fundit, numri i ekipeve të kualifikuara shkon në 34, ndërsa 14 vende mbeten të lira.

Pesë prej tyre do të vijnë nga Europa të martën, tre nga CONCACAF-i natën mes së martës dhe së mërkurës, dhe gjashtë të fundit në mars përmes playoff-eve ndërkombëtare.

Vendet pritëse (3)

Kanada – Meksikë – SHBA

Afrika (9)

Algjeri, Kepi i Gjelbër, Bregu i Fildishtë, Egjipt, Gana, Marok, Senegal, Afrika e Jugut, Tunizi

Azia (8)

Arabia Saudite, Australi, Koreja e Jugut, Japoni, Jordani, Iran, Katar, Uzbekistan

Europa (7)

Kroacia, Franca, Gjermania, Anglia, Holanda, Norvegjia, Portugalia

Oqeania (1)

Zelanda e Re

Amerika e Jugut (6)

Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai

Playoff-et e marsit: situata aktuale

7 skuadra janë të konfirmuara në playoff:

Sllovakia, Ukraina, Irlanda, Polonia, Italia, Shqipëria, Republika Çeke.

Shorti për përcaktimin e çifteve të playoff-it zhvillohet më 20 nëntor, ora 13:00, në Zyrih.

Gjysmëfinalet luhen më 26 mars 2026, finalet më 31 mars.

Vazot e playoff-it (deri tani):

Vazo 1

Italia

Turqia

Ukraina

Polonia

Vazo 2

Maqedi e Veriut

Skocia

Republika Çeke

Sllovakia

Vazo 3

Shqipëria

Irlanda

Bosnja

Kosova

Vazo 4

Uellsi

Suedia

Rumania

Irlanda e Veriut

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco