Barcelona rikthehet më në fund në “Spotify Camp Nou” pas dy viteve e gjysmë të luajtura në stadiumin e Montjuïc. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të kthehet në stadiumin historik të klubit të shtunën e ardhshme, në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos, ndërsa ende pritet vendimi për ndeshjet e Champions League, pasi gjithçka varet nga negociatat me UEFA-n.
Ndërkohë, këtë të hënë janë publikuar edhe çmimet e biletave për këtë rikthim shumë të veçantë dhe ato kanë surprizuar të gjithë për shkak të rritjes së jashtëzakonshme.
Bileta më e lirë: 199 euro
Sipas njoftimit, çmimi më i ulët për të hyrë në stadium është 199 euro, që korrespondon me sektorët pas porteve ose në këndet e stadiumit. Nga aty, çmimet rriten gradualisht në zonat e tjera.
Tribuna e kategorisë së parë arrin në 589 euro, ndërsa biletat Premium që përfshijnë akses në zonën VIP shkojnë deri në 1.000 euro.
Zbritje për anëtarët e klubit
Anëtarët e Barcelonës (aksionarët) përfitojnë një ulje prej 20% në të gjitha çmimet. Klubi po punon gjithashtu për menaxhimin e aboneve të sezonit: rreth 23.000 anëtarë kanë çmime të reduktuara pasi kanë pasur abonimin e tyre gjatë periudhës kur ndeshjet u luajtën në ‘Montjuïc’.
Rikthimi në “Spotify Camp Nou” pritej me entuziazëm të madh, por çmimet e reja kanë hapur menjëherë debat mes tifozëve, të cilët prej kohësh presin të rikthehen në shtëpinë historike të Barçës së Flick-ut.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: