Salvador Kaçaj: Kosova shumë me lart se Shqipëria, ‘hambar’ talentesh

Salvador Kaçaj: Kosova shumë me lart se Shqipëria, ‘hambar’ talentesh

11:14, 17/11/2025

Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj, ka bërë një analizë të drejtpërdrejtë dhe pa doreza mbi diferencat midis përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Kosovës, duke vlerësuar lart ekipin dardan dhe mënyrën se si ai është ngritur në një kohë kaq të shkurtër.

“Një diferencë e madhe,” shprehet Kaçaj, duke theksuar se Kosova sot paraqitet si një formacion më i konsoliduar dhe më solid sesa Shqipëria. “Kanë një ekip krejtësisht tjetër nga Kombëtarja jonë. Një ekip në nivel shumë të lartë. I pashë, mundën Slloveninë 2-0 në Lubjanë. Kanë grintë, kanë entuziazëm dhe një skuadër të formuar në çdo repart.”

Sipas tij, Kosova jo vetëm që ka shanse reale për t’u kualifikuar, por mund të prodhojë surpriza të mëdha:

“Nëse ata do të kualifikohen, dhe kanë shumë shanse, mund të bëjnë surpriza të jashtëzakonshme, të paimagjinuara.”

Kaçaj kujton edhe historinë e shkurtër të Kosovës si anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, duke përmendur me respekt figurën që bëri të mundur këtë rrugëtim:

“Kosova ka vetëm 5 deri në 10 vite histori në arenën ndërkombëtare. Falë legjendarit Fadil Vokrri, që e futi Kosovën në FIFA dhe UEFA me iniciativë personale.”

Kosova, një 'hambar' i talentëve

Kaçaj thekson se forca kryesore e Kosovës vjen nga diaspora, ku lojtarët rriten dhe formohen në akademitë më cilësore të Evropës:

“Kosova ka talente të lindur dhe të rritur në Evropë. Edukohen, stërviten dhe formohen me mentalitet tjetër, me kulturë tjetër futbolli. Ata janë 100% evropianë në qasje dhe profesionalizëm.”

Ai kujton se edhe vetë Shqipëria, për shumë vite, është mbështetur pikërisht te futbollistët kosovarë:

“Edhe ne deri para pak vitesh kemi pasur bërthamën kryesore me lojtarë nga Kosova. Edhe sot Gjimshiti dhe disa lojtarë të tjerë, katër, pesë, gjashtë prej më të rëndësishmëve, i kemi nga Kosova.”

Ky fakt, sipas Kaçajt, tregon qartë një realitet:

“Kosova është hambar, prodhuese e talenteve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco