ATP Finals, nga seria e fitoreve deri te çmimi rekord, të gjitha arritjet e Sinner-it

ATP Finals, nga seria e fitoreve deri te çmimi rekord, të gjitha arritjet e Sinner-it

09:52, 17/11/2025

Jannik Sinner vazhdon të shkruajë historinë. Pas triumfit në ATP Finals 2025, sukses i dytë rresht pas atij të vitit 2024, tenisti italian ka vendosur edhe rekorde të tjera të rëndësishme në karrierën e tij. Falë fitores në finale ndaj Alcaraz, Jannik ka arritur kuotën e 31 fitoreve radhazi në ambiente të mbyllura, rekordi i pestë më i gjatë në histori, duke lënë pas Roger Federer-in, që ndalej në 29. Tashmë objektivi është të arrijë shifrën 32, të vendosur nga Ivan Lendl mes viteve 1980 dhe 1983. Në fakt, Sinner nuk ka humbur asnjë ndeshje në fushat me tapet të mbyllur që nga viti 2023: disfata e fundit daton në finalen e ATP Finals 2023 kundër Novak Djokovic-it.

Sinner ka vendosur edhe një tjetër rekord: 20 sete radhazi të fituara në ATP Finals. Në dy edicionet e fundit nuk ka humbur asnjë set, duke fituar të dy turnetë. Për më tepër, ai është i vetmi tenist që ka fituar të tria ndeshjet e fazës së grupeve për dy vite rresht pa humbur set (2024–2025).

Me këtë triumf, Sinner arrin në 24 tituj në karrierë, gjashtë prej të cilëve i ka fituar gjatë vitit 2025, pavarësisht tre muajve mungesë për çështjen Clostebol. Këtë sezon ai ka luajtur 12 turne dhe në 10 prej tyre ka arritur deri në finale. Vetëm në Halle (i eliminuar nga Bublik) dhe në Shangai (u tërhoq për shkak të ngërçeve) nuk mbërriti deri në fund. Gjithashtu, bashkë me Roger Federer-in dhe Novak Djokovic-in, ai është një nga tre tenistët që kanë arritur katër finale të Grand Slams plus finalen e ATP Finals në të njëjtin sezon (2025).

Këtyre shifrave u shtohet edhe një tjetër statistike e jashtëzakonshme: para se Alcaraz t’i thyente shërbimin në fillim të setit të dytë, Sinner e kishte mbajtur shërbimin për 64 game radhazi. Një shifër gjigante. Me 15 fitore në 17 ndeshje të luajtura gjithsej në ATP Finals, Jannik ka një përqindje suksesi prej 88.24%, duke kaluar rekordin e mëparshëm të Ilie Nastase me 88% (22 fitore në 25 ndeshje).

Përfitim rekord

Falë fitores ndaj Alcaraz-it, Sinner ka vendosur rekord për përfitimin më të lartë në historinë e një turneu ATP, duke arkëtuar 5.07 milionë dollarë nga një fond total prej 15.500.000 dollarësh. Më poshtë shpërndarja e fitimeve:

  • Kampion i pamposhtur: 5.071.000 $
  • Fitues i finales: 2.367.000 $
  • Fitues i gjysmëfinales: 1.183.500 $
  • Fitore në çdo ndeshje të grupit: 396.500 $
  • Kuota e pjesëmarrjes: 331.000 $
  • Rezervë: 155.000 $

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco