Pas një nate të vështirë në “Air Albania”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar me një mesazh motivues dhe plot krenari për Kombëtaren. Edhe pse Shqipëria u mund 2-0 nga Anglia, Duka thekson shpirtin luftarak të skuadrës, falënderon lojtarët për përkushtimin dhe tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Ai nënvizon se arritja në play-off është një sukses i madh dhe se puna për sfidat e marsit nis menjëherë.
‘Sonte zemra jonë luftoi më fort se rezultati.
Jam krenar për çdo hap, çdo duel dhe falënderoj djemtë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.
Faleminderit edhe tifozëve për mbështetjen e pakushtëzuar! Ju jeni shtylla e kësaj skuadre.Play-off-i është yni. Sonte festojmë arritjen, ndërsa nga nesër nis puna për sfidat e marsit!’

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: