Notat e kuqezinjve,  Strakosha më i vlerësuari ndaj Anglisë

Notat e kuqezinjve, Strakosha më i vlerësuari ndaj Anglisë

21:32, 16/11/2025

Shqipëria u mposht mbrëmjen e sotme nga Anglia me rezultatin 0-2, në duelin e fundit të Grupit K.

Dopjeta e Harry Kane i dhuroi 3 pikët e radhës kombëtares së Thomas Tuchel.

Pavarësisht humbjes, djemtë kuqezinj zhvilluan një performancë të kënaqshme, teksa lojtari me notën më të lartë te Shqipëria, sipas “Sofa Score”, rezulton Tomas Strakosha, i cili përveç 2 golave të pësuar, arriti të bënte plot 5 pritje.

Ndërkohë bie në sy mungesa në “TOP 3”-she e Arbër Hoxhës, që edhe pse ishte një nga futbollistët më të spikatur, vlerësohet me notën 6.5, njësoj si Pajaziti, Ismajli, Asllani dhe Ramadani.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco