Silvinjo mban të karikuar kuqezinjtë: Jam krenar për djemtë e mi

Silvinjo mban të karikuar kuqezinjtë: Jam krenar për djemtë e mi

21:10, 16/11/2025

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, deklaroi se është krenar për djemtë e tij se kanë luajtur 70 minuta shumë të mira, të barabarta me Anglinë.

“Jam krenar për lojtarët tanë, kanë qenë 70 minuta pothuajse të barabarta nga të dyja skuadrat, e njoh trajnerin Tuchel shumë mirë që nga koha te PSG-ja, por është një skuadër që përgatitet për një gjysmëfinale dhe finale Botërori, ne përgatitemi për të shkuar në play off dhe po përgatitemi për tu ngritur edhe më lart.

Jemi në rritje dhe kemi treguar që mund të bëjmë edhe më mirë. Uzuni ka bërë një lojë shumë të mirë, është shumë i shpejtë ka grintë. Në fakt linja e parë e jona, kanë bërë një ndeshje të mirë”, tha Silvinjo për “Tv Klan”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco