Një video e një tifozi anglez është bërë virale sot, duke sjellë një moment interesant nga atmosfera festive në Tiranë pas ndeshjes Shqipëri–Angli.
Pas fitores 0–2 të Anglisë, tifozët britanikë nisën festimet në rrugët e kryeqytetit, ku u përzien me tifozët shqiptarë në një atmosferë plot energji pozitive. Në mesin e tyre u dallua një tifoz anglez që mbante një flamur shqiptar mbi shpatull, gjest që tërhoqi vëmendjen e shumë kalimtarëve.
Ai u shpreh se kishte ardhur për të mbështetur ekipin e tij, por se ndërkohë kishte njohur shumë shqiptarë miqësorë, çka e kishte bërë të ndihej “si në shtëpi”. Në vazhdim, i përfshirë nga atmosfera e zhurmshme dhe entuziazmi i turmës, ai përsëriti edhe një nga brohoritjet e njohura të tifozëve shqiptarë, 'Serbi...serbi..'.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: