VIDEO/ Nga sheshi në stadium, tifozët e kombëtares ndezin atmosferën!

17:20, 16/11/2025

Shqipëria do të përballet me Anglinë në orën 18:00 në ndeshjen e radhës të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë e kanë siguruar tashmë një vend në “play off”, por synojnë të dalin me rezultat pozitiv kundër “Tre Luanëve”, qoftë fitore apo barazim.

Ndërkohë, vetëm pak minuta para fillimit të sfidës në stadiumin “Air Albania”, nga pamjet e siguruara për SYRI TV, duket se tifozët kanë nisur tashmë festën.

Atmosfera është tejet e zjarrtë, me ngjyrat kuqezi që dominojnë shkallët e stadiumit dhe me këngë patriotike që shoqërojnë pritjen e kësaj sfide të rëndësishme. Mbështetja për Kombëtaren dukët të jetë e jashtëzakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco