Haaland, para ndeshjes me Italinë: Ndiej përgjegjësinë ta çoj Norvegjinë në Botëror, Donnarumma....

Haaland, para ndeshjes me Italinë: Ndiej përgjegjësinë ta çoj Norvegjinë në Botëror, Donnarumma....

18:45, 15/11/2025

Erling Haaland mbërrin në “San Siro” me një formë të frikshme dhe një mesatare pothuajse dy gola për ndeshje mes Norvegjisë dhe Manchester City-t. Në konferencën për shtypin, një ditë para sfidës ndaj Italisë në kualifikueset e Botërorit 2026, sulmuesi norvegjez shprehu vendosmërinë për të mbyllur grupin me pikë të plota.

“E dimë që kjo është ndeshja e fundit dhe duam të përfundojmë me 100% të pikëve. Kemi një frymë të jashtëzakonshme skuadre dhe duam ta mbyllim këtë rrugëtim siç duhet,” – tha Haaland.

‘Bomberi’ 25-vjeçar pranoi se është në një moment të artë të karrierës, por shmangu krahasimet personale:

“Po luaj me shumë besim, por nuk jam unë ai që duhet të gjykoj nëse jam sulmuesi më i mirë në botë. Ndihem mirë, jam krenar për nivelin ku jam aktualisht. Ndiej përgjegjësinë të çoj Norvegjinë në Botëror; që kur kam lindur, vendi ynë nuk ka luajtur asnjë herë në Kupën e Botës.”

Haaland nuk e shmangu as temën e Gigio Donnarumma-s, me të cilin tani është bashkëlojtar te Manchester City:

“Bashkë me Courtois, ai është portieri më i mirë në botë. Është një njeri i shkëlqyer dhe kam vetëm fjalë të mira për të. Është fantastik si lojtar dhe do të jetë e veçantë të luaj kundër tij.”

Sa i përket së ardhmes, norvegjezi la gjithçka të hapur:

“Më pëlqen Italia, kam luajtur këtu dhe kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Por tani nuk po mendoj për këtë,” – përfundoi Haaland.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco