Në një moment reflektimi personal dhe profesional, trajneri Sylvinho shprehu përmbushjen e tij të plotë në drejtimin e Kombëtares Shqiptare.
'Ndihem si në shtëpi. Jam shumë krenar që jam trajner i këtij ekipi dhe po e shijoj çdo ditë,' tha ai. Më tej, ai iu përgjigj pyetjeve kritike rreth Armando Brojës, duke mbrojtur zgjedhjet e tij taktike. Ai shpjegoi se performanca e një lojtari nuk është gjithmonë faktori i vetëm, por rëndësi ka ekuilibri i gjithë skuadrës.
‘Ne nuk jemi të çmendur. Nëse e shoh që Broja mund të luajë në krah, do ta bëj. Ashtu si Uzuni që mund të luajë në disa pozicione. Kërkojmë balancën e ekipit,' theksoi Sylvinho, duke shtuar se nganjëherë një lojtar mund të mos ketë një ditë të mirë dhe kjo është normale në futboll.
“Në fakt, Broja ka bërë mirë në disa ndeshje me kombëtaren, në ndeshjen me Serbinë, për shembull, ka pasur një performancë shumë të mirë. Nuk është fokusi gjithmonë tek performanca që ka një lojtar në pozicionin e vet, por në fakt edhe tek disa lojtarë, që ndihmojnë në ekuilibrimin e skuadrës në shumë ndeshje dhe fokusi duhet të jetë gjithmonë që i gjithë ekipi duhet të funksionojë në ekuilibër, të krijojë një lloj balance për skuadrën. Ai është një nga lojtarët që ne kemi, një nga 25 lojtarët që ne kemi, por sigurisht nëse ndodh që një lojtar tjetër mund të bëjë një pozicion të caktuar do të provohet, si për shembull Uzuni mund të luajë edhe djathtas, mund të luajë si sulmues i dytë, mund të luajë edhe majtas. Nëse do të shikoj diçka të tillë, sigurisht që është mirë. Mund të mos kesh një ndeshje të mirë, mund të largohesh nga ndeshja dhe dikush tjetër mund të mund të luajë më mirë, por kjo është e gjitha çfarë kam për të thënë për këtë rast.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: