Reijnders me zemrën kuqezi: Derbin do ta fitojë Milani, titulli është i mundur

Reijnders me zemrën kuqezi: Derbin do ta fitojë Milani, titulli është i mundur

16:13, 15/11/2025

Tijjani Reijnders, ish-mesfushor i Milanit, ka dhënë një intervistë ekskluzive pas barazimit të Holandës ndaj Polonisë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin, ku ka folur gjatë për ish-skuadrën e tij dhe objektivat me kombëtaren.

Duke komentuar derbin e ardhshëm të “Madonnina”-s, ai është shprehur i bindur se kuqezinjtë, nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, do të marrin tri pikët:

“Patjetër që do ta shikoj ndeshjen dhe do të mbështes Milanin. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë. Derbi është gjithmonë i ndërlikuar, por jam i besueshëm se Milani do të arrijë të marrë fitoren.”

Reijnders ka folur edhe për garën për titull, duke besuar se sezoni mund të jetë historik për kuqezinjtë:

“Titulli? Po, mundësia ekziston. Po bëjnë një punë fantastike dhe shpresoj me gjithë zemër që të vijë sa më shpejt ‘ylli’ i dytë në historinë e Milanit.”

Largimi i tij drejt Manchester City-t gjatë verës i siguroi Milanit 70 milionë euro, por holandezi nuk e përjashtoi kthimin në të ardhmen. Në të vetmen përgjigje në italisht, ai buzëqeshi dhe tha: “Ci vediamo…”, duke lënë gjithçka të hapur.

Sa i përket situatës me Holandën, Reijnders tha se ekipi është në rrugën e duhur, por ende nuk ka përfunduar puna:

“Jemi në rrugë të mbarë, por duhet të mbyllim gjithçka të hënën. Deshëm ta siguronim kualifikimin me Poloninë, por nuk ndodhi, ndaj duhet ta bëjmë tani. Nëse kualifikohesh në Botëror, synon ta fitosh. Kemi një skuadër shumë të fortë dhe duhet ta tregojmë.”

I pyetur për mungesën e mundshme të Italisë, ai u shpreh:

“E di, i keni humbur dy kualifikueset e fundit. Shpresoj të arrini këtë herë, por e di që situata është e vështirë. Jeni aty… do të shohim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco