Shpërthen De Laurentiis: Unë i paguaj lojtarët dhe dëmtohen te kombëtaret, s’vazhdohet kështu!

Shpërthen De Laurentiis: Unë i paguaj lojtarët dhe dëmtohen te kombëtaret, s’vazhdohet kështu!

21:53, 14/11/2025

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka lëshuar një tjetër kritikë të fortë ndaj sistemit ndërkombëtar të futbollit, pas dëmtimit të fundit të Frank Anguissa-s gjatë grumbullimit me Kamerunin. Pas rasteve të mëparshme, përfshirë dëmtimin e Amir Rrahmanit, situata ka rikthyer polemikat rreth marrëdhëniet mes klubeve dhe kombëtareve.

“Sapo vjen pushimi i kombëtareve, më kthehen lojtarët të gjithë të rrënuar,” – tha i irrituar De Laurentiis. “Rrahmani u kthye i dëmtuar, tani edhe Anguissa. Nuk mund të vazhdohet kështu. Unë i paguaj lojtarët, janë punonjësit e mi, pastaj shkojnë te kombëtaret dhe më kthehen të dëmtuar. Klubet duhet të kenë më shumë fjalë, duhet të reduktohen skuadrat dhe ndeshjet dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare do të duhej të përqendroheshin në një periudhë të vetme.”

Qëndrimi i tij është i njohur prej vitesh: De Laurentiis kërkon dëmshpërblim të detyrueshëm për klubet dhe madje një fushatë të jashtëzakonshme merkatoje për të përballuar dëmet që shkaktohen nga dëmtimet me kombëtaret.

Kreu i Napolit akuzoi drejtpërdrejt institucionet më të larta të futbollit: “FIGC, UEFA dhe FIFA janë sisteme të ngurta, ku askush nuk do të heqë dorë nga karrigia. Duan të kontrollojnë gjithçka dhe klubeve u mbetet shumë pak.”

Ndërkohë, Napoli pret me shqetësim rikthimin e lojtarëve të tjerë, teksa skuadra e Antonio Contes përballet me një tjetër periudhë të vështirë për shkak të mungesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco