Marco Reus Ă«shtĂ« pranĂ« zgjatjes sĂ« kontratĂ«s me LA Galaxy, me palĂ«t qĂ« po finalizojnĂ« bisedimet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re qĂ« do ta mbajĂ« gjermanin nĂ« Los Angeles deri nĂ« fund tĂ« qershorit 2027. Aktualisht, kontrata e tij Ă«shtĂ« e vlefshme deri nĂ« fund tĂ« vitit 2026, por sipas âSport Bildâ, po diskutohen detajet pĂ«r shtimin e njĂ« viti tjetĂ«r.
Dirk Hebel, këshilltari afatgjatë i Reus për më shumë se dy dekada, ka konfirmuar se negociatat po ecin shumë mirë:
âJemi nĂ« bisedime shumĂ« pozitive me Galaxy. Marco Reus dhe Los Angeles janĂ« njĂ« kombinim perfekt. TĂ« dyja palĂ«t duan ta vazhdojnĂ« dhe ta zgjerojnĂ« bashkĂ«punimin e suksesshĂ«m,â tha ai.
Reus, 36 vjeç, iu bashkua LA Galaxy-t gjatë sezonit të MLS 2024, pas largimit nga Borussia Dortmund, ku kaloi më shumë se një dekadë. Ai pati një ndikim të menjëhershëm në ekip, duke ndihmuar klubin e bregut perëndimor të fitonte kampionatin e MLS në vitin e tij të parë.
Në 39 paraqitjet e tij deri tani, Reus ka shënuar nëntë gola në të gjitha kompeticionet, mes tyre pesë gola dhe tetë asiste në 21 ndeshje të MLS-së gjatë sezonit 2025. Edhe pse LA Galaxy nuk arriti të siguronte kualifikimin në play-off këtë sezon, performancat individuale të gjermanit kanë qenë të qëndrueshme dhe mbresëlënëse.
Reus aktivizohet kryesisht si trekuartist, por mund të luajë edhe në të dy krahët e sulmit, duke i ofruar Galaxy-së një fleksibilitet të vlefshëm dhe kreativitet të vazhdueshëm në fazën ofensive.
Rinovimi i tij pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke vulosur kështu vazhdimin e një aventure shumë produktive në futbollin amerikan.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: