Reali merr vendimin për Vinicius

Reali merr vendimin për Vinicius

19:09, 05/11/2025

Lajmet e fundit që po qarkullojnë po ngjallin polemika te në kampin e Real Madridit.

Sipas “Sport Bild”, drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur ta shesin Vinicius Junior në verën e vitit 2026.

Vendimi, i cili tregon një ndryshim dramatik në strategjinë e klubit, thuhet se është marrë pas “El Clasicos” së fundit kundër Barcelonës, pas atij reagimi për shkak të zëvendësimit.

Edhe pse Vinicius shihej si i paprekshëm, tanimë nuk mund të cilësohet si i tillë.

25-vjeçari, në këtë sezon të La Liga, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco