Për ata që mendojnë se kartoni i kuq ndaj Luis Diaz ishte i tepruar, shihni kyçin e Hakimit!

Për ata që mendojnë se kartoni i kuq ndaj Luis Diaz ishte i tepruar, shihni kyçin e Hakimit!

14:04, 05/11/2025

Një mbrëmje emocionuese në Ligën e Kampionëve u kthye në dramë në minutat shtesë të fraksionit hapës në “Parc des Princes”. Luis Díaz u shfaq si hero i pjesës së parë me dy gola për PSG-në ndaj Bayern-it, por u bë protagonist negativ pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Achraf Hakimit.

Aksioni i diskutueshëm tronditi të pranishmit: Hakimi mbeti i shtrirë në fushë duke bërtitur nga dhimbjet, pasi kyçi i majtë i këmbës iu përdredh në mënyrë të frikshme. Personeli mjekësor ndërhyri menjëherë, por mbrojtësi maroken u detyrua të linte fushën me lot në sy, ndërsa Díaz u përjashtua me karton të kuq.

Pamjet e publikueshme të kyçit të Hakimit pas incidentit janë të rënda dhe kanë nxitur shqetësim të madh në kampin parizien. Sipas informacionit të parë, dyshohet për një dëmtim serioz të kyçit, që mund të sjellë mungesë të gjatë. Lojtari i PSG-së u largua nga stadiumi me paterica dhe me mbajtëse në këmbën e majtë.

Në orët në vijim priten kontrolle të detajuara mjekësore, të cilat do të përcaktojnë natyrën dhe kohën e rikuperimit të Hakimit. Atmosfera festive e mbrëmjes u shndërrua në ankth për skuadrën parisiene, e cila tani pret me shqetësim diagnozën për mbrojtësin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco