Rooney zbulon prapaskenat: Isha shumë pranë Newcastle, kisha folur me Shearer, pastaj erdhi...

Rooney zbulon prapaskenat: Isha shumë pranë Newcastle, kisha folur me Shearer, pastaj erdhi...

09:04, 05/11/2025

Wayne Rooney ka treguar një histori interesante nga vera e vitit 2004, periudhë kur ishte një prej talenteve më të kërkuar në futbollin anglez. Pas një sezoni të shkëlqyer me Evertonin dhe një paraqitjeje impresionuese me Anglinë në Euro 2004, karriera e tij mori një kthesë të madhe, edhe pse një dëmtim i ndaloi para kohe aventurën në Portugali.

Rooney kishte dorëzuar kërkesën për t’u larguar nga Evertoni dhe, sipas rrëfimit të tij në podcast-in ‘The Wayne Rooney Show’, Newcastle ishte shumë afër ta transferonte. “Pa dyshim që do të shkoja te Newcastle,” tha Rooney. “Manchester United donte të priste një sezon dhe të më merrte vitin tjetër. Newcastle bëri ofertë dhe, nëse nuk do të ndërhynte United, sot do të flisnim për një histori tjetër.”

Sulmuesi anglez shtoi se situata ishte mjaft e veçantë: “Dy klubet ishin në garë. Miku më i ngushtë i agjentit tim ishte presidenti i Newcastle në atë kohë, kështu që jam i sigurt se edhe ai shtyu që transferimi të ndodhte. Unë doja të shkoja te Manchester United, por fola edhe me Sir Bobby Robson dhe Alan Shearer.”

Rooney tregoi edhe një detaj humoristik nga biseda me trajnerin legjendar të Newcastle: “Në stilin tipik të Bobby Robson-it, më telefonoi dhe më quajti ‘Mark’. Mendova se kishte harruar emrin tim… ose që ishte gjeni, sepse Mark është emri im i dytë!”

Në fund, Manchester United ndërhyri dhe siguroi shërbimet e Rooney-t për 27 milionë paundë, duke hapur një kapitull të artë në karrierën e tij. Kështu, historia që mund të kishte qenë bardhezi në Newcastle u shkrua në të kuqe në ‘Old Trafford’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco