Një tjetër detyrë e rëndësishme për arbitrin shqiptar Juxhin Xhaja në arenën europiane. UEFA i ka besuar atij drejtimin e ndeshjes mes Bazelit dhe Steauas së Bukureshtit, e cila do të luhet të enjten, më 6 nëntor, në orën 18:45, në “St. Jakob-Park”, në kuadër të Ligës së Europës.
Krahas Xhajës, përballja në Zvicër do të ketë një ekip të plotë arbitrash shqiptarë: Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo janë caktuar si asistentë, ndërsa Olsion Yzeiraj do të shërbejë si gjyqtar i katërt. Në dhomën e VAR-it do të jetë italiani Mikael Fabri, me Kreshnik Bajramajn si AVAR.
UEFA ka konfirmuar gjithashtu edhe Darko Çeferin nga Sllovenia si vëzhgues të arbitrimit, ndërsa delegat i ndeshjes do të jetë malazezi Milovan Dukanoviç.
Një tjetër hap i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar, që po fiton gjithnjë e më shumë besim në arenën ndërkombëtare.
Trupa e plotë e gjyqtarëve të sfidës Bazel – FCSB:
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistentë: Arbër Zalla, Rejdi Avdo
Gjyqtar i katërt: Olsion Yzeiraj
VAR: Mikael Fabri (Itali)
AVAR: Kreshnik Bajramaj
Vëzhgues: Darko Çeferin (Slloveni)
Delegat: Milovan Dukanoviç (Mali i Zi)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: