Lamtumirë, mi! Vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë mitikut Anfield

Lamtumirë, mi! Vandalizohet murali i Trent Alexander-Arnold pranë mitikut Anfield

13:27, 04/11/2025

Murali dedikuar Trent Alexander-Arnold, simbol i krenarisë së Liverpool-it dhe i ëndrrës së një djali nga lagjja West Derby, u gjet i dëmtuar këtë mëngjes, në prag të përballjes së shumëpritur Liverpool–Real Madrid.

Figura e futbollistit, e pikturuar me kujdes në vitin 2019 nga grupi i tifozëve “The Anfield Wrap” për të festuar triumfin e Liverpool-it në Champions League kundër Tottenhamit, është mbuluar me bojë të bardhë. Mbi të është shkruar një mesazh i ashpër: “Lamtumirë, mi”. Sulmi ka shkaktuar trishtim tek tifozët dhe zemërim tek banorët e zonës, të cilët e konsideronin muralin një vend simbolik dhe një përkujtim të përkushtimit të Alexander-Arnold ndaj klubit.

Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00, kur disa persona erdhën me bidona boje dhe vandalizuan murin. Pronari i shtëpisë ku ndodhet murali tha: “Një gjë e tillë nuk ndodh zakonisht, është për të ardhur keq dhe të tremb pak.” Pas ngjarjes, punëtorët nisën restaurimin për ta rikthyer muralin në gjendjen e tij origjinale.

ImageKalimi i Alexander-Arnold te Real Madridi, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor, pas 20 viteve në Liverpool, nga akademia deri te fitimi i trofeve të mëdhenj, ka lënë plagë të hapura te një pjesë e tifozërisë. Vendimi i tij për t’u larguar si lojtar i lirë u perceptua nga shumë tifozë si tradhti, edhe pse në fjalët e lamtumirës ai foli për “sfida dhe përvoja të reja jashtë shtëpisë”.

Murali i 2019-ës ishte më shumë se një pikturë; ai ishte një simbol i stilit ofensiv dhe shpirtit të Liverpool-it, që riktheu klubin në majat e Evropës. Pas vandalizimit, tifozët dhe banorët shpresojnë që restaurimi ta rikthejë një nga ikonat e Anfield-it në vendin e tij të merituar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco