Thomas Müller vendos standard të ri në MLS, përmbys rekordin e Messit në kohë rekord

Thomas Müller vendos standard të ri në MLS, përmbys rekordin e Messit në kohë rekord

08:24, 04/11/2025

Lionel Messi mbërriti në MLS në vitin 2023 dhe shumë shpejt u shndërrua në simbolin e kampionatit amerikan, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe “Këpucën e Artë 2025” me 29 gola në kampionat. Megjithatë, kampioni botëror argjentinas e ka humbur një nga rekordet e tij më të spikatura, pasi Thomas Müller ka shkëlqyer që në hapat e parë në Shtetet e Bashkuara.

Sulmuesi gjerman i Vancouver Whitecaps, që u transferua pas një epoke të artë te Bayern Munich, i janë dashur vetëm 7 ndeshje për të vendosur mesataren më të lartë të golave për minutë në MLS. Me 7 gola dhe 3 asistime në 7 ndeshje, Müller ka arritur një mesatare mbresëlënëse prej 1.16 golash për 90 minuta, duke lënë pas Messin (1.08) dhe Son Heung-min (1.00).

Në total, lojtari 36-vjeçar ka kontribuar me 9 gola dhe 4 asistime në 9 paraqitje, duke e çuar Vancouver në një pozicion ideal për kualifikimin në “play off”. Ai ka qenë i pagabueshëm nga pika e bardhë, duke realizuar 6 penallti në po aq tentativa, një krahasim i fortë me Messin, që ka humbur 4 nga 84 penallti në karrierën e tij.

Në sfidën e parë të fazës “play off” kundër Dallas, gjermani shënoi golin e dytë në triumphin 3-0, duke treguar se do të jetë një faktor kyç për skuadrën kanadeze. Forma e tij e jashtëzakonshme po e kthen Müllerin në yllin e ri të kampionatit amerikan, duke sjellë një epokë të re protagonizmi në MLS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco