Flamurtari-Elbasani, plas sherri mes tifozëve në Vlorë

Flamurtari-Elbasani, plas sherri mes tifozëve në Vlorë

20:27, 03/11/2025

“Luftë” në Vlorë pas ndeshjes që Elbasani fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Flamurtarit.

Mësohet se tifozët e Elbasanit kanë reaguar ndaj provokimeve verbale të tifozëve vendas dhe gurëve, duke thyer stolat e stadiumit dhe duke i hedhur drejt tifozëve kuqezi.

Kanë ndërhyrë forcat e policisë për qetësimin e situatës që ka qenë e tensionuar për disa minuta.

Po ashtu edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq në skenë.

Kreu i vlonjatëve shkoi pranë tifozëve verdheblu për të qetësuar situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco