‘Bomberi’ i mrekullive i thotë ‘po’ klubit të Serisë A

‘Bomberi’ i mrekullive i thotë ‘po’ klubit të Serisë A

12:55, 28/08/2025

Sulmuesi anglez, Jamie Vardy, 38 vjeç, i njohur për triumfin historik me Leicester City-n në Premier League në vitin 2016 nën drejtimin e Claudio Ranierit, ka pranuar sfidën e re dhe është gati për t’u transferuar te Cremonese. Lidhur me kontratën, detajet e fundit po përfundojnë pas një video-thirrjeje shumë pozitive mes palëve të mërkurën e kaluar. Vardy pritet së shpejti të mbërrijë në Itali.

Pak ditë pas rënies së Leicester-it në Championship, Vardy kishte njoftuar largimin nga klubi. Gjatë karrierës në kampionatin anglez, ai ka shënuar 143 gola, duke u renditur i 15-ti në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Premier League-s.

Në një mesazh video, Vardy kujtoi sukseset e tij: “Nëntë vjet më parë arritëm të pamundurën: fituam Premier League. Këto kujtime do të zgjasin gjithë jetën. Pengu im i vetëm, dhe më dhemb shumë për këtë, është se nuk mund të them lamtumirën pas një sezoni më të mirë. Nuk doja të përfundoja kështu aventurën time këtu. Nuk po tërhiqem, dua të vazhdoj të luaj dhe të bëj atë që më pëlqen më shumë: të shënjoj gola.”

Në këtë mënyrë, Jamie Vardy nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke sjellë përvojën dhe efikasitetin e tij para portës te Cremonese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco