Klubi gjerman TSG Hoffenheim ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit (me shqiptare) të përfaqësueses zvicerane, Albian Hajdari. Qendërmbrojtësi 22-vjeçar vjen nga FC Lugano dhe ka firmosur një kontratë afatgjatë me klubin e Bundesligës.
Lëvizja erdhi pas dëmtimit serioz në gju të Koki Machida, që detyroi Hoffenheimin të kërkonte përforcime në qendër të mbrojtjes. Drejtori sportiv, Andreas Schicker, u shpreh i kënaqur me afrimin e Hajdarit: “Ai është një lojtar që i përshtatet profilit tonë: i ri, i majtë, i stërvitur dhe me përvojë nga liga zvicerane dhe kompeticionet evropiane. E kemi ndjekur zhvillimin e tij prej kohësh dhe jemi të lumtur që arritëm ta afronim te Hoffenheim.”
Nga ana tjetër, Hajdari u shpreh i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë: “Bundesliga është një nga ligat më të forta në Evropë. Jam i bindur se Hoffenheim është vendi i duhur për mua. Objektivi im është të jap gjithçka në fushë dhe të ndihmoj klubin të arrijë qëllimet e tij.”
Hajdari është produkt i akademisë së FC Basel, ndërsa në vitin 2020 u transferua tek Juventusi, por qëndroi kryesisht i huazuar te Basel. Në vitin 2022 kaloi te Lugano, ku u bë titullar i padiskutueshëm me mbi 110 paraqitje, duke luajtur në ligë, Kupën e Zvicrës dhe garat evropiane.
Në mars 2025, mbrojtësi debutoi me kombëtaren A të Zvicrës në fitoren 3-1 ndaj Luksemburgut, pas një rrugëtimi me të gjitha ekipet e moshave të helvetëve.
Ky transferim shihet si një hap i madh në karrierën e tij dhe një sfidë e re në një nga kampionatet më konkurruese në botë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: