Neymar, sërish jashtë Brazilit, Ancelotti: Nëse do shpjegime, le të më telefonojë

Neymar, sërish jashtë Brazilit, Ancelotti: Nëse do shpjegime, le të më telefonojë

17:25, 26/08/2025

Nuk është ende momenti për të parë Neymar me fanellën e Kombëtares së Brazilit. Sulmuesi 33-vjeçar i Santos, i cili së fundmi ka vuajtur një problem në kofshën e majtë, ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar nga Carlo Ancelotti për sfidat ndaj Kilit dhe Bolivisë, në ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në konferencën për shtyp, trajneri italian sqaroi arsyet e vendimit:

“Neymar nuk është grumbulluar sepse pati një problem të vogël javën e kaluar. Por nuk kemi nevojë ta testojmë Neymar-in, të gjithë e njohin atë: stafi teknik, Kombëtarja, tifozët. Si gjithë lojtarët e tjerë, ai duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për të ndihmuar Brazilin. Këto dy ndeshje janë të fundit të kualifikimeve dhe duhet t’i mbyllim me sukses.”

I pyetur nëse kishte folur personalisht me Neymar dhe Rodrygo për mungesat e tyre, Ancelotti u përgjigj:

“Nuk kam folur me ta. Ata e dinë shumë mirë idenë e Kombëtares: duhet të luajnë dhe të jenë në formë të plotë. Nuk kam nevojë të shpjegoj më shumë. Nëse duan shpjegime, mund të më telefonojnë. Rodrygo e ka numrin tim, për Neymar nuk jam i sigurt, por besoj se po.”

Në fund, tekniku theksoi kriterin kryesor për përzgjedhjet:

“Aspekti fizik është shumë i rëndësishëm. Kushdo që luan për Brazilin duhet të jetë 100% në formë. Ka konkurrencë në çdo repart: mbrojtës, mesfushorë, sulmues. Ky është standardi ynë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco