Chelsea, i vendosur për Fermín López, ultimatum 48-orësh për mesfushorin e Barcelonës

Chelsea, i vendosur për Fermín López, ultimatum 48-orësh për mesfushorin e Barcelonës

17:13, 26/08/2025

Interesi i Chelsea-t për mesfushorin andaluz Fermín López (22 vjeç) është i fortë dhe i hershëm. Sipas “The Athletic”, londinezët po shqyrtojnë seriozisht mundësinë për të bërë një ofertë dhe tashmë kanë kontaktuar me rrethin e lojtarit për të njohur situatën e tij dhe gatishmërinë për t’u transferuar në “Stamford Bridge”. Madje, sipas “Mundo Deportivo”, Chelsea i ka dhënë futbollistit 48 orë kohë për të marrë një vendim. Nëse ai shpreh vullnetin për t’u larguar nga Barça, atëherë klubi anglez do të formalizojë menjëherë ofertën.

Aktualisht, Fermín po mendon për të ardhmen e tij. Ai gjithmonë ka deklaruar dëshirën për të vazhduar me Barcelonën, klubin e jetës së tij, por ngjarjet e fundit e kanë vënë në dilemë. Në ndeshjen e fundit ndaj Levantes, ai nuk u aktivizua si titullar, në vendin e tij luajti Raphinha, dhe madje trajneri Flick nuk i dha asnjë minutë, duke preferuar të fuste në lojë Dani Olmo-n dhe Gavi-n.

Në Londër, situata do të ishte ndryshe. Chelsea i garanton një rol prej protagonisti dhe e sheh si pjesë kyçe në projektin e Enzo Maresca-s, i cili këtë verë ka bërë investime të mëdha. Kampionët në fuqi të Botës së Klubeve dhe të Conference League janë të vendosur për ta marrë, por fjala e fundit i takon vetëm Fermín López-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco