Vlahovic i është ofruar Newcastle-it, por anglezët kanë synime të tjera

Vlahovic i është ofruar Newcastle-it, por anglezët kanë synime të tjera

16:42, 26/08/2025

Juventusi po përpiqet të gjejë një zgjidhje për të ardhmen e Dusan Vlahovic-it, por deri tani pa sukses. Pas shumë negociatave të dështuara, fillimisht me klube në Milano dhe më pas në pista të tjera, sulmuesi serb është propozuar edhe në Premier League.

Sipas raporteve nga Britania, Vlahovic iu ofrua Newcastle United si alternativë për të zëvendësuar suedezin Alexander Isak, i cili ka shprehur dëshirën të presë vetëm Liverpool-in. Megjithatë, klubi anglez, ku aktivizohet edhe italiani Sandro Tonali, ka refuzuar menjëherë ofertën e bardhezinjve.

Juventusi do të pranonte një shifër rreth 30 milionë euro, vetëm për të hequr nga bilanci pagën e lartë të Vlahovic-it. Por sipas burimeve, Newcastle nuk ka ndër mend të vazhdojë në këtë drejtim, pasi prioritetet janë të tjera: Yoane Wissa i Brentford-it dhe Jørgen Strand Larsen i Wolverhampton-it.

Kështu, pista angleze duket se mbyllet, ndërsa Juventusi mbetet ende në kërkim të një klubi të gatshëm të marrë përsipër sulmuesin serb dhe kontratën e tij të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco