Egnatia gati për finalen e Kupës, rikthehen të pezulluarit dhe të dëmtuarit, Tetova: Kukësi i fortë!

Egnatia gati për finalen e Kupës, rikthehen të pezulluarit dhe të dëmtuarit, Tetova: Kukësi i fortë!

10:17, 07/05/2024

Egnatia luan të mërkurën ndeshjen e javës së 35 në Superiore përballë Dinamos në transfertë. Megjithatë, në kampin rrogozhinas nuk mund të mos mendojnë për finalen e Kupës së Shqipërisë më datë 14 maj ndaj Kukësit në Air Albania, duke qenë se tashmë edhe objektivi për të qenë pjesë e “Final Four” është realizuar.

Në konferencën për shtyp, trajneri Edlir Tetova theksoi se skuadra është e plotë pasi rikthehen të dëmtuarit dhe të pezulluarit si Aleksi, Ndreca, Ibrahimoglu, Montenegro, Xhamajlaj e Gjata. Ndër të tjera, Tetova shtoi se ndaj Dinamos pret një sfidë me intensitet.

Finalja e Kupës- “Përtej asaj që bën Kukësi në kampionat, mendoj se është një ekip dinjitoz për finalen. Nuk ka skuadër të lehtë, mendoj që do jetë e vështirë si një finale që është. Shpresoj që edhe këtë vit ta kurorëzojmë me sukses Kupën”.

Ndeshja me Dinamon- “Na kthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar, do jetë një ndeshje me intensitet dhe të fitojë më i mirë. Kthehen lojtarët dhe do të kemi më shumë mundësi përzgjedhje. Do të fokusohemi te ndeshja pa kthyer kokën pas”, u shpreh Tetova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco