Lajmi i fundit

Mbledhja urgjente e kabinetit nga Rishi Sunak, Britania shkon në zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik

Çfarë ushqimi do t’u serviret sportistëve gjatë Lojërave Olimpike PARIS 2024?

Çfarë ushqimi do t’u serviret sportistëve gjatë Lojërave Olimpike PARIS 2024?

18:12, 01/05/2024

 

Olimpiada e vitit 2024 në Paris nuk do të jetë vetëm festivali i sportit për 15 mijë atletë, por do të shndërrohet edhe në një gosti gjigande, me sportistët më elitarë që do të ushqehen me pjatat më të shijshme.

Një numër i madh shefash guzhine, mes të cilëve edhe shefi me tre yje Mishelin, Aleksandre Macia, kanë përgatitur 500 receta të ndryshme.

Restoranti në Fshatin Turistik mund të presë njëkohësisht 3500 sportistë në vaktet ushqimore dhe do të jetë i hapur 24 orë në 24.

Rreth njëmijë punonjës do të jenë të angazhuar për të shërbyer rreth 40 mijë pjata në ditë. Mes 500 gatimeve të shijshme, do të ketë edhe 120 receta speciale në ditë, ku një pjesë e tyre do të jenë plotësisht vegjetariane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco