Superliga/ Laçi përmbys Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, Teuta merr në Korçë 3 pikë shprese

Superliga/ Laçi përmbys Vllazninë në ‘Loro Boriçi’, Teuta merr në Korçë 3 pikë shprese

20:43, 13/04/2024

Laçi përmbys Vllazninë në “Loro Boriçi”, ndërkohë që fiton në transfertë edhe Teuta.

Bardhezinjtë e Armando Cungut triumfuan 1-2 përballë kuqebluve shkodranë, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi jashtë fushe.

Pjesa e parë u mbyll më avantazhin e Vllaznisë, që kaloi në epërsi falë autogolit të Arlind Kurtit.

Gjithsesi, kurbinasit reaguan në fraksionin e dytë të takimit, gjatë së cilit shënuan dy herë.

18-vjeçari Ledio Tresa realizoi golin e barazimit në minutën e 57-të, ndërkohë që shtatë minuta përpara fundit Serxho Ujka shënoi një gol të bukur, duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme Laçit.

Tri pikë të arta siguroi edhe Teuta, që mposhti 0-1 Skënderbeun. Shtatlarti Elmando Gjini realizoi me kokë golin e fitores në minutën e 75-të.

Ndërkohë, durrsakët kishin humbur një penallti në pjesën e parë me Alsid Krujën që goditi shtyllën nga pika e bardhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco