Reali mbetet në duart e portierit të tretë, ukrainasi Lunin: Ja si e prita penalltinë në Champions

Reali mbetet në duart e portierit të tretë, ukrainasi Lunin: Ja si e prita penalltinë në Champions

22:31, 10/11/2023

Me Kurtuanë jashtë thuajse deri në fund të sezonit, me Kepa Arrizabalagën për të paktën tri javë pushim, Reali ka mbetur në duart e portierit ukrainas Andrij Lunin.

Ai e ka nisur mbarë në Ligën e Kampioneve, duke pritur një penallti ndaj Bragës kur rezultati ishte 0-0.

Dhe tashmë ai do të jetë në fokusin e të gjithëve në Madrid, e jo vetëm për të paktën tri javët e ardhshme.

Për “Real Madrid TV”, ai ka komentuar suksesin ndaj Bragës dhe paraqitjen e vet.

“Fitorja është e rëndësishme për ekipin dhe me portën e pastër. Ndeshja e fundit e lojës ishte shumë e rëndësishme për mua. Jam i lumtur që kam bërë një paraqitje të mirë dhe e kam mbajtur të paprekur portën. Është e rëndësishme për besimin tim, për përvojën dhe për të hyrë në ritmin e ndeshjeve”, nënvizoi ai. Lunin ka komentuar dhe penalltinë e pritur. Ukrainasi është treguar i sinqertë: “Nuk ka shumë për të thënë për penalltinë. Dua të falënderoj trajnerin e portierëve për ndihmën e tij. Është një pritje për të dy. Ne punojmë për mes portierëve dhe trajnerit. Është një gjë e përditshme. Ky është sekreti ynë nëse mund të quhet sekret”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco