Ballkani mposht Dritën dhe nis arratinë, Egbo provon shijen e humbjes

Ballkani mposht Dritën dhe nis arratinë, Egbo provon shijen e humbjes

17:42, 01/11/2023

 

Ballkani nis arratinë në krye të renditjes, teksa kur ka përfunduar vetëm 1-3-a e kampionatit, duket në rrugën e mbarë për të siguruar titullin e tretë kampion radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen ndaj rivales direkte për titullin kampion, Dritës, duke çuar në plot 7 pikë diferencën me të.

Lumbardh Dellova ishte heroi i skuadrës nga Theranda, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 36’, duke çuar Ballkanin në kuotën e 29 pikëve pas 11 takimesh të luajtura.

Emanuel Egbo provon shijen e humbjes në stolin e Prishtinës, që u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertë ndaj Malishevës. Ish-trajneri i Tiranës mori pak ditë më parë drejtimin e Pristhinës, teksa sfida u vendos nga Mustafa në minutën e 85-të, i cili ekzekutoi saktë një penallti dhe u dha fitoren të tijve.

Mori tre pikët edhe Gjilani, që triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Feronikelit, teksa golat u shënuan nga Ismaili e Milev për vendasit dhe Shillova në minutat e fundit për miqtë nga Drenasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco