Rrëmbehen në Kolumbi prindërit e sulmuesit Luis Diaz, ushtria në kërkim të babait të futbollistit

Rrëmbehen në Kolumbi prindërit e sulmuesit Luis Diaz, ushtria në kërkim të babait të futbollistit

09:22, 29/10/2023

Prindërit e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, janë rrëmbyer në Kolumbi pasi u ndaluan nga disa persona të armatosur që po udhëtonin me motoçikleta.

Nëna e tij u shpëtua disa orë më vonë, por babai i tij mbetet ende i zhdukur.

Cilenis Marulanda u shpëtua nga policia në qytetin Barrancas, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i cili ka angazhuar ushtrinë në kërkim të babait të futbollistit të njohur. Drejtori i policisë së vendit, gjenerali William Salamanca, tha se ai po përdor çdo agjent për të gjetur babanë e Diaz.

Prindërit e 26-vjeçarit kolumbian thuhet se janë rrëmbyer teksa po shkonin me makinë për në shtëpinë e tyre.

Raportimet nga mediat kolumbiane shkruajnë se ata ishin në një pikë karburanti kur u afruan njerëzit e armatosur që udhëtonin me motoçikleta.

Federata e Futbollit e Kolumbisë tha se rrëmbimi ishte për të ardhur keq dhe u kërkoi autoriteteve të shpëtonin babanë e lojtarit të njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco