Klubet e Premier League 'shënjestrojnë' mesfushorin shqiptar

Klubet e Premier League 'shënjestrojnë' mesfushorin shqiptar

15:38, 27/10/2023

Emri i Kristjan Asllanit qarkullon ende nëpër zërat e merkatos. Simone Inzaghi duket se po i jep më shumë minuta këtë sezon mesfushorit shqiptar dhe në çdo dalje para mediave, trajnerin zikaltër dhe drejtuesit e klubit vazhdojnë të theksojnë se Asllani është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe të ardhmen e saj.

Megjithatë, zërat e merkatos nuk i ndahen talentit kuqezi. Janari duket se mund të jetë një periudhë tranzicioni për të, me ekipe si Monza dhe Empoli të cilët kërkojnë shërbimet e tij në formën e huazimin, pasi Inter nuk mendon ta shesë kartonin e tij.

Por, një tjetër klub ka filluar të shfaqë interes për lojtarin elbasanas, dhe është Brighton nga Premier League. De Zerbi, trajneri i “pulëbardhave”, duket se nuk heq dorë nga Kristjan Asllani dhe do të tentojë në merkaton e janarit për ta sjellë në Angli. Sigurisht, opsioni i vetëm në tavolinë është në formën e huazimit, por gjithçka do të varet nga vetë dëshira e talentit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco