Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Penalltitë kthehen në një problem për Real Madridin

Penalltitë kthehen në një problem për Real Madridin

22:09, 09/10/2023

Reali i Madridit ka një problem serioz me penalltitë në këtë sezon. Nuk bëhet fjalë për penalltitë kundër, por ato në favor!

Në sezonin e kaluar ishte Benzema gjuajtësi i zakonshëm, por pa francezin Reali nuk ka gjetur një gjuajtës të besueshëm nga njëmbëdhjetë metrat.

“Los Blancos” kanë fituar dy penallti në këtë fillim të kampionatit dhe i kanë humbur të dyja.

E para ishte kundër Celta Vigos, me Rodrigon që e shpërdoroi. E dyta ka ardhur të shtunën në mbrëmje kundër Osasunës.

Këtë herë ishte Hoselu ai që e humbi goditjen. Dy penallti të humbura që kanë shkaktuar edhe polemika në Madrid.

Në rastin e atij ku Rodrigos, përgjegjës për gjuajtjen e saj ishte Modriç, por ai ia dha brazilianit dhe kjo e zemëroi Ançelotin. Historia u përsërit të shtunën me Hoselun.

Hoselu, nga ana e tij, ishte mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por kamerat e “DAZN” zbuluan se si Ançeloti dhe Vinicius i thanë Rodrigos ta gjuante penalltinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco