Dumfries thotë 'lamtumirë', tek Inter kanë gati zëvendësuesin

Dumfries thotë 'lamtumirë', tek Inter kanë gati zëvendësuesin

17:40, 13/05/2024

 

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez Denzel Dumfries mund të largohet nga Inter në fund të sezonit. Anësori 28-vjeçar ka mjaft kërkesa, sidomos në Premier League.

Manchester United dhe Aston Villa e ndjekin nga afër dhe janë gati të hedhin 30 milionë euro në tavolinë për të siguruar shërbimet e tij. Klubi zikaltër nuk ka ndërmend të tërhiqet nga një ofertë e tillë, por fillimisht duhet të gjejë një zëvendësues.

Një nga emrat më të përfolur për të veshur fanellën zikaltër është mbrojtësi boshnjak Amar Dedic, 21 vjeç, që luan në Austri me ekipin e Salzburg. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe kushton 15 milionë euro.

Këtë sezon, Dedic ka realizuar 5 gola në 31 ndeshje zyrtare me austriakët, një mbrojtës shpërthyer në krahun e djathtë. Prej vitit 2022 ai luan edhe me kombëtaren e Bosnjë-Herzegovinës (1 gol në 13 ndeshje).


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco